SHKSH ka hyre ne nje faze intensive te forcimit te strukturave dhe kapaciteteve te saj. Zhvillimet dhe sfidat ne qeverisjen vendore shtrojne kerkesen per perpjekje te perbashketa dhe tr sinkronizuara te komunave dhe shoqates se tyre per te perftuar rezultate te qendrueshme. Procesi i decentralizimit po transferon ne menyre te vazhdueshme pergjegjesi dhe standarte te reja, dhe komunitetet tona tashme kane me shume kerkesa per cilesine e sherbimeve komunale dhe te cilesise se jetes. Nga ana tjeter, Shqiperia ka hyre tashme ne nje faze te rendesishme te marredhenieve me Komunitetin Evropian, ate te zbatimit te Marreveshjes se Asocim-Stabilizimit. Qeverite Komunale kane pjesen e tyre te pergjegjesise per te bere te mundur perparimin e vendit drejt standarteve te Bashkimit Evropian.
SHKSH, ne menyre qe te adresoje ndryshimet dhe sfidat duke perdorur burime te kufizuara dhe pervoje te re, vendosi te zhvilloje nje plan strategjik, si mjet per te ndermarre nje perpjekje te mire-organizuar ne perdorimin e burimeve, percaktimin e prioriteteve dhe partneriteteve, per te krijuar nje mjedis te shendetshem dhe mire-balancuar ne SHKSH.
Editimi i fundit: E Diele, 11 Shkurt 2007
|