CILET JEMI NE TRANSPARENCE ANETARET VEPRIMTARIA SHERBIME LOBIMI
Cilet Jemi Ne » Organet e Forumet

Organet dhe Forumet
  • ASAMBLEJA E PËRGJITHSHME
  • KOMITETI DREJTUES
  • KOMITETET E PËRHERSHME
  • FORUMET RAJONALE
  • FORUMET PROFESIONALE

ASAMBLEJA E PËRGJITHSHME eshte organi me i larte i Shoqates e cila thirret nje here ne vit, ose kur e kerkon 1/5 e anetareve te shoqates. Anetare te Shoqates se Komunave, mund te jene te gjitha komunat shqiptare, te cilat pranojne statutin e saj dhe qe perpiqen te realizojne qellimet dhe misionin e shoqates, si dhe paguajne rregullisht kuotizacionin. Ne Asamblene e Pergjithshme marrin pjese Kryetaret e Komunave te cilet kane te drejte vote te barabarte ne Asamblene e Pergjithshme

KOMITETI DREJTUES drejton veprimtarine e Shoqates gjate periudhes midis dy Asambleve te Pergjithshme. Komiteti Drejtues perbehet nga Kryesia e Shoqates dhe nga 10% e numrit te pergjithshem te anetareve te Shoqates.

KRYESIA E SHOQATËS perbehet nga Kryetari i Shoqates dhe dy Nenkryetare.
 
FORUMET RAJONALE  jane te organizuara ne baze qarku. Numri i forumeve rajonale eshte 12, nje per secilin qark. Anetare te nje forumi rajonal te nje qarku jane te gjithe perfaqesuesit e komunave anetare te shoqates qe perfshihen brenda qarkut.

KOMISIONET E PËRHERSHME perbehen nga 15 persona, te cilet ne mbledhjen e tyre te pare zgjedhin me votim te hapur kryetarin e tyre, i cili drejton edhe mbledhjen e cdo Komiteti.

KOMISIONI I REVIZORËVE perbehet nga 3 persona. Keta jane anetare te shoqates dhe mundesisht eksperte ne kontabilitet. Ky Komision kontrollon veprimtarine financiare te shoqates, gjendjen e arkes, derdhjet e kuotizacioneve, si dhe derdhjet e ndryshme te formes se ndihmave.

ADMINISTRATA E SHOQATËS Organigrama e stafit ekzekutiv te SHKSH percaktohet me vendim te Komitetit Drejtues. Stafi punon me kohe te plote apo te pjesshme dhe ekzekuton vendimet e forumeve drejtuese te shoqates.


Editimi i fundit: E Diele, 11 Shkurt 2007
© 2006 - 2010 Shoqata e Komunave te shqiperise
Te gjitha te drejtat e rezervuara
Powered By WebPhotoPro