CILET JEMI NE TRANSPARENCE ANETARET VEPRIMTARIA SHERBIME LOBIMI
Cilet Jemi Ne

Historik i shkurter
Shoqata e Komunave te Shqiperise (SHKSH) eshte themeluar ne vitin 1997, me nismen e nje grupi kryetaresh nga komuna te ndryshme te vendit. SHKSH eshte organizate jofitimprurese e jopolitike e cila gjate aktivitetit te saj i sherben nje qellimi madhor:
Te mbroje interesat e perbashketa dhe t'i sherbeje komunave te Shqiperise, me qellim arritjen dhe zhvillimin e demokratizimit dhe decentralizimit te vertete te qeverisjes, per arritjen e standarteve evropiane te veteqeverisjes vendore, sipas parimeve te Kartes Evropiane te Autonomise Vendore.
SHKSH perfaqeson interesat e 308 anetareve te saj, qe perbejne 82% te njesive te nivelit te pare te qeverisjes vendore ne Shqiperi dhe mbulojne mbi 55% te popullsise.

Forumi me i larte i SHKSH eshte asambleja e pergjithshme e anetareve te saj.

Asambleja e pare e SHKSH u mblodh me 18 shtator 1997. Kryetari i shoqates u zgjodh Z. Agron Sula, Kryetar i komunes Baldushk, dhe sekretar i pergjithshem u zgjodh Z. Agron Haxhimali, Kryetar i komunes Petrele.

Asambleja e dyte u mbajt me 25 tetor 1998 edhe ne kete asamble u zgjodhen organet e reja drejtuese, kryetar i shoqates Z.Agron Sula dhe Sekretar i pergjithshem Z. Agron Haxhimali.

Asambleja e trete mblodhi kryetaret e komunave te mandatuar per vitet 2000-2003 dhe u zhvillua ne Shkurt 2001. Asambleja zgjodhi kryetarin e SHKSH Z.Naim Karaj, Kryetar i komunes Kashar dhe sekretarin e pergjithshem Z. Agron Sula.

Asambleja e katert mbajtur me 26 maj 2004 mblodhi kyetaret e komunave te madatuar per periudhen 2003-2006. Asambleja votoi kyetarin e ShKSh, Z. Ilmi Gjeçi, Kryetar i komunes Maminas dhe beri ndyshime ne statut duke prezantuar strukturen e re organizative te shoqates.
 
Asambleja e peste mbajtur me 6 korrik 2007 mblodhi kyetaret e komunave te madatuar per periudhen 2007-2011. Asambleja zgjodhi organet e reja drejtuese.Kyetari i ri iShKSh u zgjodh Z.Sabri Sallaku, Kryetar i komunes Bradashesh. Gjithashtu, Asambleja miratoi ndryshimet statutore, kuoten e antaresise, drejtimet strategjike, si dhe komisionet e perhereshme te Shoqates.

 


 


Editimi i fundit: E Shtune, 10 Mars 2007
© 2006 - 2010 Shoqata e Komunave te shqiperise
Te gjitha te drejtat e rezervuara
Powered By WebPhotoPro